image Pas sulmit në Vjenë, Ambasada e Kosovës apelon te bashkatdhetarët për kujdes

Diasporë

Pas sulmit në Vjenë, Ambasada e Kosovës apelon te bashkatdhetarët për kujdes

news image

Ambasada e Kosovës në Austri ka apeluar te të gjithë qytetarët që ndodhen në qytetin e Vjenës, përkatësisht në Zonën e Qendrës Bezirk.1, të qëndrojnë në vende të sigurta, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky reagim vjen pas njoftimit të policisë austriake se që nga ora 20:15 në qendër të këtij qyteti janë dëgjuar të shtëna armësh, si pasojë e të cilave dyshohet se është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

“Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët në Vjenë të qëndrojnë në vende të sigurta, në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo në numrin emergjent të ambasadës si vijon: +43 676 7861865”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/