image Pas shtegtimit në tri parti, biznesmeni heqë dorë nga politika

Kosovë

Pensionim/ Pas shtegtimit në tri parti, biznesmeni heqë dorë nga politika

news image

Biznesmeni dhe ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, sapo ka njoftuar se do të largohet nga politika dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë subjekti politik, përkundër ofertave serioze që kishte marrë dhe se aktivitetin e tij do ta vazhdojë vetëm në ekonomi.

Këtë njoftim ai e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebok.

Shkrimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Të dashur miq, po ju shkruaj nga Gjermania!

Pas realitetit të ri për të cilin ju kam informuar sot, kam pranuar oferta mëse serioze për rrugëtim të mëtejmë politik dhe i kam konsideruar lartë.

Në këtë mes dua që sinqerisht dhe përzemërsisht të falënderojë jo veç për ofertat, por edhe për vlerësimin, garancat dhe gatishmërinë për të më dhënë besimin e projektit ekonomik për Kosovën, z.Kadri Veseli – Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit dhe z.Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së dhe kryeministër në detyrë.

Në mbrëmje kam pranuar këtu, raportin personal shëndetësorë nga Turqia, ku mjekët specialist më referojnë që shëndeti im kërkon të mbahet stabil dhe nën kontroll në kontinuitet. Pozita ime shëndetësore, referuar mjekëve turq, kërkon regjim të qetë, larg aktiviteteve që nxisin stres dhe kërkojnë energji të dyfishuar, ndaj dhe me këtë më pamundësohet pjesëmarrja aktive në jetën politike.
Unë mbetem pranë kontributit për zhvillim ekonomik të Kosovës.

Me konsideratë;
I juaji, Ramiz Kelmendi