image Pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi, evakuohen rreth dymijë banorë

Botë

Pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi, evakuohen rreth dymijë banorë

news image

Autoritetet indoneziane e ngritën statusin paralajmërues të vullkanit në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti i tij ishte përshkallëzuar.

Nuk është raportuar për të lënduar, por rreth dymijë njerëz u evakuuan nga zona përreth vullkanit.

Banorët janë nxitur të rrinë të paktën 8 km larg, pasi “ortekët e nxehtë” të llavës derdhen nga vullkani.

Niveli i rritur i kërcënimit nga tre në katër do të thotë gjithashtu se rreziku kërcënon shtëpitë e njerëzve, tha një zëdhënës i Qendrës së Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik (PVMBG) për një transmetues kombëtar.

Të paktën gjashtë fshatra ishin prekur, shtoi ai, shkruan BBC.

Mali Semeru, në provincën Java, filloi të shpërthejë rreth orës 02:46 me orën lokale, thanë autoritetet.

Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete.

Semeru – i njohur gjithashtu si “Mali i Madh” – është vullkani më i lartë në Java në 3 mijë e 676 metra dhe një nga më aktivët. Shpërthimi i fundit i tij u bë saktësisht një vit më parë, duke vrarë të paktën 50 njerëz dhe duke lënë rrugë të mbushura me baltë dhe hi.

/GazetaSinjali/