image Pas Shkumbin Demaliajt, Hydajet Hyseni e reciton “qesh i vogël e u rrita”

Politikë

Pas Shkumbin Demaliajt, Hydajet Hyseni e reciton “qesh i vogël e u rrita”

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni Kaloshi, sot në Kuvend ka recituar një poezi. Recitimi i poezisë erdhi pasi ai bëri një analogji me kohën e viteve ’90.

Sipas tij, “vogëlushët” sikur në ato vite, po nxiten të recitojnë poezi patriotike.

“Zhurmë shumë, për pak. Kalim i temash që s’kanë lidhje me temën, mund të na kujtojnë njëfarë mënyre një… nëse ju kujtohet në vitet 90’, vogëlushët që nxiteshin të recitojnë poezi patriotike, pak të zjarrta, shpesh e recitonin një poezi të fëmijëve të vegjël”, tha ai pak më parë në Kuvend.

“Qesh i vogël e u rrita, në prehën të nënës u mërzita”, “edhe për të dalë tek ajo tjetra”, vazhdoi Hyseni Kaloshi.

“…E ku deshta unë me qit, rrnoftë Kosova Republikë”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/