image Pas shënimit të 119 rasteve të reja me koronavirus, Zemaj: Do t'i rrisim kapacitetet për testime

Shëndetësi

Pas shënimit të 119 rasteve të reja me koronavirus, Zemaj: Do t’i rrisim kapacitetet për testime

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndryshimi i dhënies së informatave për shifrat e të prekurve me koronavirus po bëhet me qëllim që publikut të interesuar për këtë çështje t’i shuhet kureshtja më herët dhe në një kohë të përshtatshme.

Zemaj gjithashtu tha se do të rriten kapacitetet për testime si në klinikat private, ashtu edhe në ato publike.

“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKSHPK-së dhe OBSH-së”, tha Zemaj para gazetarëve.

Zemaj falënderoi mediat që përmes storieve nga brenda Klinikës Infektive po kontribuojnë në vetëdijësimin e skeptikëve për këtë virus./Gazeta Sinjali/