image Pas serbëve, BNE gjunjëzon ekipin e madh turk - kualifikohet në gjysmëfinale

Sporte të tjera

Pas serbëve, BNE gjunjëzon ekipin e madh turk – kualifikohet në gjysmëfinale

news image

Bad News Eagles kanë shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës turke, Eternal Fire, për të siguruar “biletën” për në gjysmëfinale të “RES Eastern European Masters Spring 2023”.

BNE pësuan humbje në ndeshjen e dytë, por pastaj fituan ndaj Eternal Fire me rezultat 12:16 në “De_Vertigo” për të siguruar kualifikimin tutje.

Skuadra turke e nisi shumë më mirë duke fituar pjesën e parë me rezultat 7:8, ndërsa si “T-site”, kosovarët ishin thjesht të pandalshëm.

Bad News Eagles shënuan fitore me rezultat 12:16 në mënyrë që të avancojë tutje.

Më i miri në këtë ndeshje ishte “sinnopsyy” me plot 30 vrasje, ndjekur nga “juanflatroo” me 25 sosh.

Gjysmëfinalja dhe finalja e këtij turneu do të zhvillohet nesër, me BNE-në që do ta pret një sfidë e vështirë ndaj Cloud9, që zënë vendin e 10-të në renditjen botërore.

Ndeshja e “zjarrtë” mes BNE-së dhe Cloud9 do të nis me fillim nga ora 13:00.

/GazetaSinjali/