image Pas rrëfimit të Dafinës, reagon ish-partneri i saj - thotë se ndjehet i shantazhuar

Bota e Yjeve

Pas rrëfimit të Dafinës, reagon ish-partneri i saj – thotë se ndjehet i shantazhuar

news image

Dafina Dauti javë më parë ka bërë një rrëfim mjaft tronditës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja shqiptare ka treguar historinë e trishtë të ndarjes së saj nga ish-partneri.

Ajo ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, e cila ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me atë. Dafina, po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.

Në rrëfimin e saj Dafina ka folur edhe për periudhën e gjyqit dhe mos takimet me vajzën për rreth 1 vit.

E lidhur me këtë rrëfim ka reaguar ish-partneri i saj, Tafil Kurtishaj.

Ky i fundit, i cili është po ashtu këngëtar, tha se ndjehet i shantazhuar dhe ndonëse mohonte rrëfimin e Dafinës nuk ishte i qartë me kundërpërgjigjet e tij.

Ai pranoi se ka grua dhe fëmijë, por nuk saktësoi si kishte ndodhur lidhja dhe sjellja në jetë e vajzës me këngëtaren.

/GazetaSinjali/