Reshjet e borës që ranë gjatë pasditës të së hënës shkaktuan kaos të madh në rrugë.
Ministria e Infrastrukturës bëri të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren duke kryer detyrat e tyre.
E ndërkaq nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar njoftoi se cila është gjendja e rrugëve që shpien për tek pikat kufitare.
Sipas njoftimit të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore.