image Pas reagimit publik, Policia nuk e arrestoi gazetarin Olluri
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Pas reagimit publik, Policia nuk e arrestoi gazetarin Olluri

news image

Përkundër paralajmërimit që iu bë sot gazetarit të gazetës Insajderi, Parim Ollurit, se do të arrestohej nëse nuk do të paraqitej në stacionin policor, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gazetarit Olluri, i ishte dhënë afat deri në orën 14:00 për t’u paraqitur në polici, me paralajmërimin se nëse nuk i bindet urdhërit do të arrestohej.

Krejt kjo për shkak të një shkrimi të tij në lidhje me Gani Gecin, për të cilin ky i fundit ishte ankuar.

Por, gazetari Olluri ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se nuk është paraqitur në polici dhe se nuk ka pasur asnjë lëvizje nga policia.

Olluri këtë e ka cilësuar si fitore të gazetarëve, transmeton Sinjali.

Më tej, ai ka theksuar se vetëm atëherë kur të pranojë ftesën zyrtare në përputhje me ligjin, është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë.

Shkrimi i plotë i Parim Ollurit në Facebook:

Nuk shkova sot ne ora 14:00 ne stacion policor. Nuk pati asnje levizje nga Policia. Ky mosveprim deshmon se disa…

Posted by Parim Olluri on Friday, August 9, 2019

Për ftesën e gazetarit Parim Olluri në polici dhe paralajmërimit të tij për arrestim, ka pasur reagime të shumta, përfshirë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës edhe atë të ekspertes ligjore për media, Flutura Kusari./Sinjali/