Përkundër paralajmërimit që iu bë sot gazetarit të gazetës Insajderi, Parim Ollurit, se do të arrestohej nëse nuk do të paraqitej në stacionin policor, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Gazetarit Olluri, i ishte dhënë afat deri në orën 14:00 për t’u paraqitur në polici, me paralajmërimin se nëse nuk i bindet urdhërit do të arrestohej.
Krejt kjo për shkak të një shkrimi të tij në lidhje me Gani Gecin, për të cilin ky i fundit ishte ankuar.
Por, gazetari Olluri ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se nuk është paraqitur në polici dhe se nuk ka pasur asnjë lëvizje nga policia.
Olluri këtë e ka cilësuar si fitore të gazetarëve, transmeton Sinjali.
Më tej, ai ka theksuar se vetëm atëherë kur të pranojë ftesën zyrtare në përputhje me ligjin, është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë.
Shkrimi i plotë i Parim Ollurit në Facebook:
Për ftesën e gazetarit Parim Olluri në polici dhe paralajmërimit të tij për arrestim, ka pasur reagime të shumta, përfshirë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës edhe atë të ekspertes ligjore për media, Flutura Kusari./Sinjali/