Komuna e Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë maksimalisht daljet e panevojshme në qytet.
Kjo thirrje erdhi pasi që dje është konfirmuar rasti i parë me Covid-19 në këtë komunë.
Sipas njoftimit, në Pejë diten e djeshme janë vërejtur dalje masive në orët e lira të lëvizjes, e kjo po rrezikon që të shkaktojnë shpërthim epidemik aty.
Njoftimi:
Të dashur bashkëqytetar të komunës së Pejës
Ju drejtohemi me lutjet më të mëdha që prej orës 16:00-20:00 të evitoni maksimalisht daljet e panevojshme në qytet nëse ju sepse po rrezikoni vetën tuaj dhe të gjithë ata që ju rrethojnë.
Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes.
Në Pejë diten e djeshme janë vërejtur dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Dilni sa më pak anëtarë të familjes.
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në qytet.
Ne punojmë pa ndërpre për sigurinë dhë shëndetin tuaj këto ditë kritike.
Komuna e Pejës,
Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë,
Policia e Kosovës në Pejë,
Spitali Regjional në Pejë,
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë,
Prokuroria Themelore në Pejë./GazetaSinjali/