image Pas pushimeve, Genta me të dashurin i rikthehen palestrës

Bota e Yjeve

Pas pushimeve, Genta me të dashurin i rikthehen palestrës

news image

Kohët e fundit, këngëtarja Genta Ismajli ka qenë mjaft e komentuar në mediat roze, sidomos për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin turk, Hysein Usta, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje ajo u përfol se është shtatzënë, por këngëtarja nuk e mohoi e as nuk e pohoi një gjë të tillë.

Së fundi, Genta publikoi disa imazhe duke ushtruar në palestër, në të cilat shfaqet pranë të dashurit të saj.

E gjithë kjo vjen pak ditë pasi dyshja shijuan pushimet në Zvicër, nga ku nuk munguan fotografitë dhe videot e shumta në jaht. /Gazeta Sinjali/