image Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, Policia fton në stacion mësimdhënësin që dyshohet se rrahu nxënësen

Siguri

Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, Policia fton në stacion mësimdhënësin që dyshohet se rrahu nxënësen

news image

Gazeta Sinjali publikoi sot pamje skandaloze ku mësimdhënësi Hasan Rama, dyshohet se ka rrahur brutalisht një nxënëse të shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë”. Sinjali mëson se pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, Policia ka ftuar të dyshuarin dhe i njëjti është paraqitur në stacion policor, teksa në këto momente po intervistohet.

Në pamjet e publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali shihet se mësimdhënësi ia gjuan çantën dhe e rrah nxënësen, e cila më pas tenton të dalë nga klasa, por i njëjti nuk e lejon, duke vazhduar të bërtas.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për vendimin e prokurorit lidhur me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/