image Pas publikimit të pamjeve në Gazetën Sinjali, reagon Dardan Molliqaj

Pas publikimit të pamjeve në Gazetën Sinjali, reagon Dardan Molliqaj

news image

Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të pamjeve ekskluzive në Gazetën Sinjali, ku ai shihet bashkë me shoqëruesin e tij duke u rrahur fizikisht me Haki Abazin.

Molliqaj, ditën kur ndodhi rrahja thoshte se nuk kishte ndodhur asgjë pas përfundimit të debatit televiziv, ndërkohë pamjet vërtetojnë të kundërtën.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj.

/Gazeta Sinjali/