Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të pamjeve ekskluzive në Gazetën Sinjali, ku ai shihet bashkë me shoqëruesin e tij duke u rrahur fizikisht me Haki Abazin.
Molliqaj, ditën kur ndodhi rrahja thoshte se nuk kishte ndodhur asgjë pas përfundimit të debatit televiziv, ndërkohë pamjet vërtetojnë të kundërtën.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.
Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.
Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.
Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.
Luftoj për atë që besoj.