Në ditën e sotme, Mbreti Charles iu është rikthyer detyrave zyrtare pas një pauzë prej disa ditësh për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që po merrte ndaj kancerit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai u pa i buzëqeshur gjatë një ceremonie nderi në Kështjellën Windsor, në Londër.
76-vjeçari, i cili është duke u trajtuar për më shumë se një vit për një lloj kanceri të pazbuluar, u urdhërua nga mjekët të enjten të pushonte pasi kishte përjetuar “efekte anësore” nga mjekimi që ai po merrte.
I veshur me veshje ushtarake, mbreti shtrëngoi duart me të ftuar të shquar, duke përfshirë kampionen botërore të heptathlonit Katarina Johnson-Thompson dhe kërcimtaren e Shtëpisë së Operës Mbretërore, Marianella Nunez.
Derisa, Mbreti do të ketë edhe angazhime të tjera këtë javë, duke përfshirë takimin e tij javor me kryeministrin, Keir Starmer.
Dhe, më pas, çifti mbretëror pritet të vizitojë Italinë.
Charles u emërua mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth, më 8 shtator 2022. Dy vite më vonë, në shkurt 2024, ai befasoi botën pas lajmit se po vuante nga kanceri.
King Charles has attended an investiture ceremony at Windsor Castle, leading figures in the community. https://t.co/TC2ROCL7wW
— Sky News (@SkyNews) April 1, 2025
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/kAk09rZt1N