Aktorja Elia Zaharia Zogu, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me ndarjen e saj nga Princ Leka Zogu.
Në statusin e saj ajo shkruan se kanë nisur ditën e sotme procedurat e divorcit, ndërsa ka theksuar se ndonëse vetë nuk do kishte dashur që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë, siç shprehet ajo ndonjëherë kjo është e vetmja zgjidhje.
“Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!
Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, ka shkruar Zaharia.