image Pas plazhit, britanikët i frekuentojnë me të madhe lokalet

Botë

Pas plazhit, britanikët i frekuentojnë me të madhe lokalet

news image

Qindra pushues, kryesisht të rinj, pasi kaluan paraditen në plazh, pushtuan lokalet dhe restorantet në këtë fundjavë, e cila ishte një ndër më të nxehtat në Britaninë e Madhe.

Por, autoritetet shqetësohen se kjo sjellje e papërgjegjshme, ku nuk respektohen thuajse fare rregullat e pandemisë, do të ndikojë në përhapjen edhe më të madhe të koronavirusit në vend.

Me temperaturat që kanë kaluar 35 gradë celsius në zonat bregdetare dhe jo vetëm, pas plazhit, të rinjtë kanë frekuentuar lokalet, pavarësisht kërcënimeve të autoriteteve për t’i mbyllur ato, për shkak se është vërejtur një rritje e numrit të rasteve mes moshave nën 30-vjeç.

Policët u munduan t’i largojnë të rinjtë nga zonat e mbipopulluara, por pavarësisht paralajmërimeve, ata nuk kanë mbajtur maska dhe aq më shumë nuk janë përpjekur fare të ruajnë distancimin fizik të rekomanduar.

Në Preston, një qytezë të vënë në izolim, mesazhi i autoritete lokale ishte “mos vrisni gjyshet”, për të ndërgjegjësuar të rinjtë që edhe pse pa simptoma, si mbartës të koronavirusit mund të infektojnë të afërmit kur të rikthehen në shtëpi./Gazeta Sinjali/