image Pas pamjeve të publikuara, inspektorët dalin në terren për të monitoruar gjendjen në Ferizaj

Sociale

Pas pamjeve të publikuara, inspektorët dalin në terren për të monitoruar gjendjen në Ferizaj

news image

Komuna e Ferizajt është në mesin e katër komunave që u janë vendosur masa nga Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Nga sot në orën 21:00 është ndaluar lëvizja e qytetarëve dhe janë mbyllur të gjitha bizneset deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gazeta Sinjali ka raportuar për mosrespektimin e këtyre masave me anë të disa videove ku shihen shumë vetura dhe këmbësorë në qytet.

Ndërsa, Komuna e Ferizajt përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po respektohen maksimalisht.

“Vendimi për mbylljen e veprimtarive të ndryshme e kufizimi i lëvizjes po respektohet maksimalisht në Ferizaj Me të marr vendimin Qeveria e Republikës së Kosovës, me ç’rast nga katër komuna, edhe në Ferizaj mori vendim që të kufizohet qarkullimi i qytetarëve si dhe të mbyllet veprimtaria e gastronomisë e të tjera pas orës 21:00, Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës në Ferizaj, nisën sot aksionin për kontrollin e shtuar në zbatim të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim thuhet se po respektohen në përpikëri masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Nga raportimet e terrenit, të gjitha ndalesat, kufizimet e veprimtarive dhe lëvizja e qytetarëve të parapara në vendimin e Qeverisë qendrore po zbatohen në përpikëri. Inspektorët janë vazhdueshëm e do të jenë gjatë gjithë kohës në terren në zbatim të këtij vendimi, shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, që të garantohet respektimi i kësaj mase në mbrojtje të shëndetit publik gjatë pandemisë së virusit COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ferizaji është në mesin e qyteteve që kanë pësuar rritje të numrit të të infektuarve me koromavirus./Gazeta Sinjali/