image Pas padisë që ia bëri, Edi Rama ngacmon sërish Ramush Hardinajn

Rajon

Raportet/ Pas padisë që ia bëri, Edi Rama ngacmon sërish Ramush Hardinajn

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot për fluturimet Prishtinë – Beograd, ku nuk ka hezituar ta përgëzoj edhe Ramush Haradinajn.

Përmes një postimi në Twiter, Rama e ka përshëndetur edhe kryeministrin e Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, duke shkruar “shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”, shkruan Gazeta Sinjali.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete , nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ky i fundit, para disa ditëve, ka paditur Ramush Haradinajn, i cili pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij për që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Ndryshe, diplomatët amerikanë e organizuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike./Gazeta Sinjali/