image Pas operimit në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli tregon gjendjen aktuale të saj

Bota e Yjeve

Pas operimit në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli tregon gjendjen aktuale të saj

news image

Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një videoje të publikuar në ‘Instagram’, Anisa ka treguar nga afër procesin e rikuperimit, duke mos nguruar të shfaqë edhe shenjat pas operacionit.

Në postimin e saj të ndjerë në rrjete sociale, Anisa e kishte cilësuar këtë përvojë si një nga më sfidueset në jetën e saj.

Sot dua të ndaj me ju një nga sfidat më të mëdha që kam kaluar në jetën time ndërhyrjen për skoliozën. Ishte një rrugë e gjatë, e mbushur me pritje, sfida dhe prova, por mbi të gjitha, me forcën dhe besimin se do t’ia dilja”.

Në rrëfimin e saj, Anisa ka ndarë edhe momentet e vështira që ka përjetuar përpara operacionit.

Nuk ishte e lehtë të përballesha me dhimbjet, me pasiguritë dhe me pritjen derisa të realizoja këtë ndërhyrje. Por nuk u dorëzova. Me durim, me besim dhe me mbështetjen e atyre që më duan, gjeta fuqinë për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për ta bërë realitet këtë hap kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën time”.

Veseli, me 4 prill kishte njoftuar se kishte kryer operimin për skolioz, një problem që e kishte shoqëruar prej kohësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/