image "Pas 'non-paper'-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq"

Politikë

“Pas ‘non-paper’-it për marrëveshjen Kosovë-Serbi qëndron Maja Kocijançiq”

news image

Regjisori serb, Dragoslav Bokan deklaroi se pas “non-paper” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi qëndron ish-zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, aktualisht anëtare e kabinetit dhe këshilltare e komunikimit në zyrën e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, Maja Kocijançiq, raporton Novosti.

Bokan, si mysafir në TV Pink, gjithashtu deklaroi se ai beson se Kocijançiq mund ta kishte shkruar vetë një “non-paper”-in që parashikon pikat mbi të cilat Kosova dhe Serbia do të mund ta nënshkruanin marrëveshjen përfundimtare.

Karakteri i Maja Kocijançiq është shumë interesant, nuk ka asnjë informacion për të, nuk ka biografi të saj askund, ju e dini që ajo ka bashkëpunuar me Mogherinin, me Varheljin, por nuk keni asnjë informacion për datën e saj të lindjes, cilën shkollë e ka mbaruar… Kështu që ju keni disa forma të reja të politikës, në të cilat mbështetet ky ‘non-paper”, tha Bokan.

Para disa ditësh, holandezja Angelina Eichhorst u pretendua se e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kështu raportonte gazeta serbe e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “Kurir“, e cila thoshte se këtë ia kishin konfirmuar disa burime në qarqet diplomatike.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi po atë ditë se nuk mund ta konfirmojë se autorja e “non-paper“-it së fundit është drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst, sepse tha se është i bindur se ajo nuk e ka shkruar atë./Gazeta Sinjali/