image Pas një muaji lidhje dashurie, fejohet futbollisti i njohur

Bota e Yjeve

Pas një muaji lidhje dashurie, fejohet futbollisti i njohur

news image

Mario Baloteli është fejuar me yllin e televizonit, Alesia Mesina. Edhe pse sulmuesi italian ka pasur rënie në karrierën e tij kohët e fundit, 30-vjeçari ka “shënuar” gol në jetën private.

Raportohet se ai është fejuar me Alesian pas vetëm një muaji lidhje dashurie.

27-vjeçarja është një modele me 500.000 ndjekës në Instagram.

Ajo është shfaqur në Temptation Island, Grande Fratello dhe shfaqje të tjera televizive.

Revista italiane Chi publikoi fotot e saj me Balotellin në një restorant sicilian këtë javë.

“Jam i fejuar dhe i dashuruar,”- kështu mësohet se ka thënë futbollisti për Chi.

/GazetaSinjali/