Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka hequr dorë përfundimisht nga sporti i tenisit, pas një karriere 18 vjeçare si profesioniste.
Rusja vendosi t’i thotë lamtumirë tenisit në moshën 32-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë vetë Sharapova, nëpërmjet një letre në të cilën rrëfen emocionet nga jeta e saj profesionale.
Ajo me sportin e tenisit u bë e njohur në mbarë botën duke fituar 36 trofe të ATP ku bien në sy: Australian Open 2008, Roland Garros 2012 dhe 2014, fituese e WTA Finals 2004.
Letra e Sharapovës:
“Si ia bën për të hedhur pas krahëve jetën e vetme që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat ku ti je stërvitur që kur ishe fëmijë, nga loja që dashuron – të ka bërë të derdhësh lot dhe të përjetosh emocione të pabesueshme – nga një sport ku ke gjetur familjen, bashkë me fansat që janë mbledhur pas teje për më shumë se 28 vjet? E di këtë, prandaj, ju lutem, më falni. Tenis, po të them lamtumirë.”
Ndryshe, Sharapova u pezullua në vitin 2016 për përdorimin e meldoniumit, një ilaç i ndaluar rishtazi i zhvilluar për pacientët me zemër që Sharapova tha se kishte marrë me vite për shkak të mungesës së magnezit, marramendjes dhe një histori familjare të diabetit. Ajo pretendoi se nuk ishte në dijeni se meldonium së fundmi ishte shtuar në listën e Agjencisë Botërore Anti-Doping të substancave të ndaluara. Pezullimi i saj përfundimisht u shkurtua nga dy vjet në 15 muaj në apel, me një panel të arbitrazhit që thoshte se Sharapova nuk duhet të konsiderohet “një person i paramenduar”./GazetaSinjali/