image Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit, Vuçiq e Grenell biseduan rreth takimit - Sinjali

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit, Vuçiq e Grenell biseduan rreth takimit

news image

I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar pas ngritjes së akuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur kabineti i presidentit të Serbisë, Vuçiq, ku kanë deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, se Vuçiq është konsultuar me Grenellin për shtyerjen e takimit.

“Në konsultim me presidentin Vuçiq, Grenell, pas anulimit nga ana e shqiptarëve, ka vendosur të shtyjë takimin”, kanë thënë nga kabineti i presidentit serb.

Më herët gjatë ditës Grenell ka shkruar se takimi i paraparë për 27 qershor në Uashington, do të ricaktohet.

Të mërkurën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington, ndërsa këtë të enjten e bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin