Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shpalosur tri kërkesa ndaj tre udhëheqësve të shtetit, presidentes, kryeministrit dhe kryekuvendarit.
Këto kërkesa vijnë pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Ukrainë, shtet të cilin ka filluar ta okupojë Rusia, shkruan Sinjali.
Haradinaj ka kërkuar projektin e gazsjellësit amerikan, krijimin e Strategjisë Nacionale të Sigurisë dhe miratimin e Ligjit të Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.
“Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar, 1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë; 2. Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë; 3. Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës. Thirrni ndërgjegjës suaj për hir të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.