image Pas nëntë vjetësh mungesë, Ibrahim Tatlises këndon live

Bota e Yjeve

Pas nëntë vjetësh mungesë, Ibrahim Tatlises këndon live

news image

Këngëtari turk me famë botërore Ibrahim Tatlises, është rikthyer në ekranet televizive duke kënduar live pas nëntë vjet mungese.

Ndaj 68-vjeçarit ishte bërë atentat në vitin 2011, nga ku ishte goditur nga një plumb në kokë dhe për një kohë të gjatë ishte në gjendje kome.

Ai ishte nënshtruar disa operacione në tru, të cilat ishin bërë nga neurokirugët të njohur amerikanë.

Ibo pati një periudhë të gjatë rehabilitimi në Gjermani.

Ibrahim Tatlises pati realizuar edhe një koncert në Kosovë në vitin 2002.

/GazetaSinjali/