Ditën e sotme Melisa i surprizoi të gjithë me disa deklarata në Instastory, të cilat u morën si konfirmim i ndarjes nga Andi.
Fillimisht ajo postoi një shprehje ku thuhej “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”, e më pas bëri një status ku la të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.
“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkroi Melisa.
Menjëherë pas deklaratave, ish-konkurrentja e Përputhen ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka mbyllur Instagramin, duke mos dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.
Ndërkohë, Andi nuk ka reaguar ende. Fotot me Melisën vazhdojnë të jenë në profilin e tij të Instagramit. /GazetaSinjali/