image Pas miratimit të propozimit, Asambleja Parlamentare zbulon datën tjetër të rëndësishme për Kosovën

Politikë

Pas miratimit të propozimit, Asambleja Parlamentare zbulon datën tjetër të rëndësishme për Kosovën

news image

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton Sinjali.

Raporti u miratua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Siç ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë 27 marsit se themelimi i Asociacionit për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh më 2013 – nuk është kusht për anëtarësimin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se në raportin e Bakoyannis qartëson në paragrafin e 11 se “kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, Francë bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

/GazetaSinjali/