image Pas Microsoft e Amazon, edhe Intel pritet të pushojë nga puna rreth 20 mijë punonjës
Refresh

This website sinjali.com/pas-microsoft-e-amazon-edhe-intel-pritet-te-pushoje-nga-puna-rreth-20-mije-punonjes/ is currently offline. Cloudflare's Always Online™ shows a snapshot of this web page from the Internet Archive's Wayback Machine. To check for the live version, click Refresh.

Teknologji

Pas Microsoft e Amazon, edhe Intel pritet të pushojë nga puna rreth 20 mijë punonjës

news image

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, ka paralajmëruar se gjatë muajit korrik do të shkurtojë 15 deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në fabrikat e saj në nivel global.

Përmes një emaili të brendshëm, ku zyrtari i lartë i prodhimit, Naga Chandrasekaran, tha se këto masa janë të domosdoshme për të përballuar sfidat financiare me të cilat po përballet kompania.

Me një total prej 109,000 punonjës, parashikohet që mes 16,000 dhe 21,000 punëtorë të humbin vendin e punës. Ende nuk është konfirmuar se sa nga këto shkurtime do të prekin drejtpërdrejt punonjësit në Shtetet e Bashkuara, mirëpo vetëm në Hillsboro, Oregon, Intel punëson mbi 20,000 persona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/