image Pas marrëveshjes me MCC-në, Grenell ia përmend Kurtit refuzimin e gazit amerikan

Politikë

Pas marrëveshjes me MCC-në, Grenell ia përmend Kurtit refuzimin e gazit amerikan

news image

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në, ku pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Teksa i ka reaguar një kongresisti amerikan, që i cili e ka përshëndetur këtë marrëveshje, Grenell ia kujtoi atij kohën kur Kurti e kishte refuzuar një marrëveshje për gazin amerikan.

”Kongresisti Keating thotë: ‘Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi.’ A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Kjo lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka shkruar Grenell.

/GazetaSinjali/