image Pas Maqedonisë, edhe Mali i Zi tërhiqet nga Eurovisioni

Muzikë

Pas Maqedonisë, edhe Mali i Zi tërhiqet nga Eurovisioni

news image

Pas Maqedonisë, nga Eurovisioni është tërhequr edhe Mali i Zi dhe në një deklaratë transmetuesi i vendit konfirmoi tërheqjen nga konkursi muzikor teksa arsyetoi vendimin.

“Krahas kostove të konsiderueshme të tarifës së regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, u përballëm me mungesë interesi nga sponsorët.

Me këtë u tha, ne vendosëm që burimet ekzistuese t’i drejtojmë në financimin e projekteve aktuale dhe të planifikuara kombëtare dhe reformave organizative dhe programore”, shkruan RTCG në një deklaratë.

/GazetaSinjali/