Ka disa ditë që Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj me partnerin, Eduart Grishaj.
Vogëlushin e pagëzuan me një emër të veçantë, Dielli.
Urimet, vërshuan ashtu si edhe dhuratat. Por atë të Eduartit, moderatorja na e tregoi tani.
Ai i ka porositur dy varëse ku formohen emrat e Jonit, djalit të saj nga martesa e parë, dhe Diellit.
Regjisori goditi në shenjë me këtë dhuratë, sepse Arbanës i pëlqeu shumë. /Gazeta Sinjali/