TikTok-u po del të jetë një prej rrjeteve sociale që sjellin më së shumti fitim, ku përdoruesit e tij, edhe ata shqiptarë, dita ditës po deklarojnë se fitojnë shuma të mëdha teksa kyçen drejtpërdrejtë me shikuesit e tyre.
Pas këngëtares Linda Halimi, e cila para pak ditësh deklaroi se falë fitimeve në TikTok ka arritur të blejë një shtëpi, është tiktokeri i famshëm nga Shqipëria Aleks Visha i cili së fundmi në një intervistë televizive deklaroi se në vetëm pesë minuta ka fituar rreth 122 mijë dollarë në këtë aplikacion.
“Falenderues ndaj të gjithë shqiptarëve. Shqiptarëve kur i tregon të vërtetën të ndjekin më shumë. Lojërat në Tik Tok kanë edhe hile. Na kanë bllokuar edhe me hackera.
Na kanë bllokuar lekët që kemi pasur në llogari. 122 mijë dollarë në 5 minuta ka qenë shuma më e madhe që kam fituar në Tik Tok. Sfidë e vështirë edhe live në tik tok”, u shpreh ai për Ora News.