image Pas largimit të Haalandit, Dortmundi zyrtarizon menjëherë 'zëvendësuesin' e tij

Futboll

Pas largimit të Haalandit, Dortmundi zyrtarizon menjëherë ‘zëvendësuesin’ e tij

news image

Borussia Dortmund zyrtarizoi sot shitjen e sulmuesit të tyre, Erling Haaland në drejtim të Manchester Cityt.

Klubi gjerman i pranoi në arkën e tyre 60 milionë euro, pasi klubi anglez e aktivizoi këtë klauzolë lirimi.

Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, Dortmundi ka njoftuar për ‘zëvendësuesin’ e norvegjezit.

Karim Adeyemi iu është bashkuar Dortmundit nga RB Salzburg në një marrëveshje të përhershme për 38 milion euro plus shtesa.

Adeyemi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin gjerman.

/GazetaSinjaliSport/