Borussia Dortmund zyrtarizoi sot shitjen e sulmuesit të tyre, Erling Haaland në drejtim të Manchester Cityt.
Klubi gjerman i pranoi në arkën e tyre 60 milionë euro, pasi klubi anglez e aktivizoi këtë klauzolë lirimi.
Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, Dortmundi ka njoftuar për ‘zëvendësuesin’ e norvegjezit.
Karim Adeyemi iu është bashkuar Dortmundit nga RB Salzburg në një marrëveshje të përhershme për 38 milion euro plus shtesa.
He’s Karim Adeyemi – He’s Fast – He’s Home ✍️ pic.twitter.com/4yHWi63CaO
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 10, 2022
Adeyemi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin gjerman.