image Pas Kosovës edhe Serbia përjashtohet nga ENQA-ja

Rajon

Rajon/ Pas Kosovës edhe Serbia përjashtohet nga ENQA-ja

news image

Organi Kombëtar i Akreditimit në Serbi (NAT) ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, raporton NAT, por thonë se “mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.

Në shkurt të 2018-ës, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë  e humbi statusin si anëtar i plotë i ENQA-së. Kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton gazeta serbe “Blic”, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) nuk është pjesë e ENQA-së që nga 2 tetori i vitit 2019./GazetaSinjali/