image Pas konfirmimit të 183 rasteve të reja, IKSHPK: Virusi vret

Shëndetësi

Pas konfirmimit të 183 rasteve të reja, IKSHPK: Virusi vret

news image

Pas konfirmimit të 183 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka apeluar qytetarët, bizneset dhe gastronomët që në mënyrë strikte të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e këtij instituti dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

IKSHPK insiston që mbajtja e maskave të mbetet obligative.

“Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Së bashku ia dalim! Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19!Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, July 7, 2020