Ukraina dhe Rusia njoftuan këtë të premte shkëmbimin e tyre të arë të të burgosurve të luftës, në gati 4 muaj. 150 persona u liruan pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 75 të burgosur ukrainas ishin kthyer nga Rusia. Ata përfshinin katër civilë, ndërsa pjesa tjetër ishin pjesëtarë të forcave të ushtrisë.
Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina dorëzoi 75 persona në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
“Pas një pauze të gjatë, u bë një tjetër shkëmbim i të burgosurve: 75 mbrojtës dhe civilë u liruan nga robëria e armikut”, tha Komiteti Koordinues i Ukrainës për të burgosurit e luftës.