image Pas informacionit të rremë për "njohjen" nga Xhamajka, reagojnë mediat serbe

Kosovë

Njohja/ Pas informacionit të rremë për “njohjen” nga Xhamajka, reagojnë mediat serbe

news image

Reagimi i mediave serbe ka qenë i menjëhershëm pas lajmit se Xhamjka ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në titujt e “Danas” dhe B92, shkruhet për demantimin e shtetit të Xhamajkës që i ka bërë Kosovës, pas mohimit të ministres së Jashtme të këtij shteti, Kamina Smith.

Mbrëmë presidenti Thaçi përmes rrjetit të tij social në Twitter ka njoftuar se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërkaq sot presidenca në një përgjigje për Gazetën Sinjali kanë treguar se njoftimi ka ardhur nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Gazeta B92 ka cituar edhe deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacollin, e cila kishte reaguar menjëherë në Facebook për ndryshimin e politikës së jashtme në Qeverinë Kurti, ndërsa sot kërkoi që ambasadorja Çitaku të shkarkohet pas informacionit të rremë.

“E di që kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për disa vjet, përfshirë edhe lobimin e kongresmenit Eliot Engel”, ka shkruar Thaçi në Twitter./ Gazeta Sinjali/