Rreshteri i Policisë së Kosovës, Gëzim Millaku, është rikthyer në punë pas përfundimit të masës së suspendimit që i ishte shqiptuar gjatë muajit të kaluar.
Millaku ishte suspenduar pas nisjes së verifikimeve lidhur me një rast të raportuar më herët, që kishte të bënte me një incident mes eskortës së kryeministrit Albin Kurti dhe një automjeti të lidhur me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Dyshimet ishin ngritur për mënyrën e trajtimit të një deklarate nga ana e zyrtarit policor në lidhje me rastin. Pas këtyre pretendimeve, çështja ishte trajtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave të verifikimit, nuk janë evidentuar shkelje që do të çonin në masa të mëtejshme ndaj rreshterit Millaku, ndërsa masa e suspendimit është ndërprerë.
Millaku është rikthyer në detyrë më 2 korrik 2026 dhe ka vazhduar angazhimet e tij në kuadër të institucionit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!