image Pas hapjes së kufijëve, Norvegjia dhe Danimarka nuk do të lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

Shëndetësi

Pas hapjes së kufijëve, Norvegjia dhe Danimarka nuk do të lejojnë hyrjen turistëve nga Suedia

news image

Pas hapjes së kufijve, Norvegjia dhe Danimarka nuk do të lejojnë hyrjen e banorëve nga Suedia, për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet.

Danimarka ka njoftuar se do t’i rihapë kufijtë nga 15 qershori për banorët e Gjermanisë, Norvegjisë dhe Islandës, por ‘me kufizime’

Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen tha se të gjithë ata që duan të hyjnë në Danimarkë, duhet të vërtetojnë se kanë rezervuar për të qëndruar gjashtë ditë, ndërsa iu ndalohet të kalojnë natën në Kopenhagë.

Por, si Norvegjia ashtu edhe Danimarka, kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë hyrjen e vizitorëve suedezë. 

Në shtatë ditët e fundit, Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes nga koronavirusi për kokë banori se çdo vend tjetër në botë, ky shtet skandinav që refuzoi të mbyllet si pasojë e pandemisë.

Mesatarja e shtatë ditëve në Suedi, është më e lartë se çdo shtet tjetër, i ndjekur nga Brazili (4.51), San Marino (4.21), Peru (4.12) dhe Britania e Madhe (3.78). /Gazeta Sinjali/