image Pas Gjermanisë edhe ky shtet përballet me katastrofën e shiut, 25 të vdekur për një ditë

Botë

Pas Gjermanisë edhe ky shtet përballet me katastrofën e shiut, 25 të vdekur për një ditë

news image

Autoritetet zyrtare të Indisë kanë raportuar se të paktën 25 persona kanë humbur jetën në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh.

Brenda 24 orëve të fundit autoritetet deri më tani kanë raportuar 11 incidente të shembjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.

Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë.

Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.
Gazeta Sinjali/