Autoritetet zyrtare të Indisë kanë raportuar se të paktën 25 persona kanë humbur jetën në tre periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh.
Brenda 24 orëve të fundit autoritetet deri më tani kanë raportuar 11 incidente të shembjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.
Kryeministri Narendra Modi përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë.
Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.
Gazeta Sinjali/