image Pas gati 100 ditësh pa asnjë të infektuar me COVID-19, ky shtet regjistron sërish raste të reja

Botë

Pas gati 100 ditësh pa asnjë të infektuar me COVID-19, ky shtet regjistron sërish raste të reja

news image

Që nga prilli, Vietnami ka raportuar për katër raste të reja me koronavirus. Për këtë qyteti Da Nang është mbyllur për turistët.

Turistët të cilët duan të hyjnë në këtë qytet duhet të presin 14 ditë, dhe ata turistë të cilët kanë mbetur aty, do t’u aranzhohen fluturime shtesë për t’u larguar nga aty.

Në qytetin Da Nang, aktualisht ndodhen deri në 80 mijë vizitorë.

Vietnami shihet si storie suksesi për menaxhimin e pandemisë, pasi ka vepruar herët duke mbyllur kufijtë dhe ka vendosur rregullin e karantinës e po ashtu ka qenë i suksesshëm në gjurmim të kontakteve.

Vietnami ka regjistruar pak mbi 400 raste dhe asnjë të vdekur.

Gati 100 ditë pas rasteve të fundit të raportuara brenda vendit me COVID-19, janë regjistruar katër raste të reja në Da Nang, një vend bregdetar i njohur si destinacion turistik veçanërisht për vietnamezët e qyteteve tjera.

Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc, të hënën ka urdhëruar banorët e Da Nang që sërish t’i kthehen rregullit të distancimit social dhe po ashtu të mbyllen shërbimet jo-esenciale./ Gazeta Sinjali/