image Pas 'gabimit' të pafalshëm, Angela Martini merr këtë vendim

Bota e Yjeve

Pas ‘gabimit’ të pafalshëm, Angela Martini merr këtë vendim

news image

Postimet që bëri Angela Martini në rrjetet sociale i kushtuan shumë, kjo sepse bashkëshorti i saj Dragos Savulescun u arrestua në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë.

Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas që në kohë reale se ajo ndodhej bashkë me burrin e saj dhe miq të familjes në Greqi.

Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkëshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Por çfarë bëri pastaj Angela?

Bukuroshja shqiptare ka vendosur që të fshijë lokacionet nga të gjitha fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.

/Gazeta Sinjali/