image Pas fitores në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti reagon me mesazh emocional

Bota e Yjeve

Pas fitores në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti reagon me mesazh emocional

news image

Pas triumfit në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka ndarë një reagim plot emocione në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin dhe falënderimin e saj për publikun që e ka përkrahur përgjatë gjithë rrugëtimit në spektakël.

“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa”, ka shkruar ajo e përfshirë nga entuziazmi, duke shtuar edhe një detaj nga paraqitja e saj në natën finale.

Në mesazhin e saj, Ahmeti thekson se i duhen disa ditë për t’i falënderuar të gjithë ata që e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme, ndërsa falënderimin e parë ia dedikon publikut:

Ju jeni të parët, publiku fantastik, që më deshët e kuptuat. Ju du, ju du, ju du”.

Mimoza Ahmeti, e njohur si një nga figurat më të spikatura të kulturës shqiptare, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë pas fitores së saj në reality show-n “Ferma VIP”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/