image Pas falimentimit të Adria, në Brnik mbërrijnë transportues të rinj

Rajon

Pas falimentimit të Adria, në Brnik mbërrijnë transportues të rinj

news image

Pasi që Adria Airways njoftoi falimentimin më 30 shtator, Brussels Airlines u shfaq si transportuesi i ri ajror që fluturon midis Lubjanës dhe Brukseli, dhe sipas raportimeve të mediave, do të kthehet edhe linja ajrore hungareze me kosto të ulët – WizzAir.

Mediat sllovene gjithashtu raportojnë se qeveria në Lubjanë është në bisedime me Lufthansa, si dhe Fraport, operatorin e Aeroportit të Lubjanës “Joze Puçnik”, për transferimin e disa rrugëve të Adria Airways në një grup të linjave ajrore nën udhëheqjen e gjigantit gjerman.

Filialet e pronësisë tërësisht të Lufthansa-s përfshijnë Austrian Airlines, Air Dolomites, Brusssels Airlines, Eurowings dhe Swiss International Lines Air Swiss, asnjëra prej të cilave nuk ka operime në kryeqytetin slloven.

Kryeministri slloven, Marjan Sarec, tha se krijimi eventual i një linje të re ajrore shtetërore të vendit do të ishte shumë e rrezikshme duke pasur parasysh përvojën e kaluar.

Rrugët më të ngarkuara të Adria Airways ishin Brukseli, Frankfurti, Munihu, Vjena dhe Cyrihu. /Gazeta Sinjali/