image Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane

Evropë

Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane

news image

Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane atje, si përgjigje ndaj ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, nga Irani.

Kështu tha të enjten vonë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja serioze”, tha Baerbock në Nju Jork.

“Prandaj, kam vendosur t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Frankfurt, Munih dhe Hamburg”, shtoi ajo.

Baerbock theksoi se marrëdhëniet e Gjermanisë me Iranin kanë “rënë më poshtë se në pikën e ulët”, pas ekzekutimit të Sharmahdit në Teheran më 28 tetor.

Ajo tha se ekzekutimi i Sharmahdit tregon se “regjimi i padrejtësisë” në Iran vazhdon të veprojë me brutalitet.

/GazetaSinjali/