Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova i ka dhënë fund dyshimeve lidhur me statusin e saj martesor.
Ajo ka konfirmuar se i ka dhënë fund fejesës së saj dyvjeçare dhe lidhjes së gjatë me të ish-fejuarin e saj, Labin.
“Është e vërtetë që më me Labin nuk jemi bashkë, ka disa muaj që veç ka përfunduar lidhja jonë”, ka thënë Dubova në një intervistë për “Prive”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo po ashtu ka treguar një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në prishjen e romancës shumëvjeçare.
“Ndoshta edhe lidhja e gjatë e bën të veten, për arsye se lidhja e gjatë kërkon fëmijë, kërkon edhe familje se fëmija është gjithmonë mbarësi dhe ndoshta ndryshon gjithçka. Ne ndoshta edhe nuk kemi qenë të gatshëm për me u bë prindër. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, nuk besoj se ka qenë ndonjë tjetër”, ka thënë ndër të tjera Dubova.
Shkenca Dubova i ka dhënë fund beqarisë më 11 prill të vitit 2018, duke kurorëzuar dashurinë me fejesë./Gazeta Sinjali/